Çako për Report Tv: S'kemi konfirmim për zgjatje të afatit të punës përtej orës 22:00! Kthehuni në shtëpi

15 Gusht 2020, 21:18

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një lidhje për Report Tv ka deklaruar se pavarësisht negociatave nga Shqipëria, nuk ka ende një përgjigje pozitive nga pala greke për të zgjatur afatin e punimeve përtej orës 22:00. Çako tha se ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e shtetit fqinj, për këtë arsye u ka bërë thirrje qytetarëve që të kthehen pas në shtëpitë e tyre, pasi e kanë të pamundur që të kalojnë.

"Me gjithë komunikimin intesive të autoriteteve shqiptare, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për zgjatje të afatit për të punuar jashtë orarit 22:00. Prej orës 24:00 të datës së sotme, do të duhet të ndryshojnë procedura që do të thotë ditën e nesërme do të procedohen me 750 shtetas në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë. Kjo është një situatë që duhet të detyrojë apo të përcjellë për të gjithë qytetarë detyrimit për t'u kthyer në shtëpi, janë procedura që u përkasin autoritete greke dhe nuk mund të ndikojmë. Jemi këtu me të gjithë autoritet shqiptare. Shpresojmë akoma, por nga konfirmimi i fundit do të vazhdojnë me të njëjtën procedurë. Ka pasur një intensifikim të punës ë bërë nga ana e institucioneve greke, në raport me ditën e djeshme ka pasur një numë të lartë të punës së tyre, që në maksimum ka shkuar deri në 3000 qytetarë", tha Çako për Report Tv.