Caktohet data dhe ora e derbit, Asani provokon: I njëjti film, e njëjta histori?

23 Shtator 2019, 13:46

Pas mbylljes së javës së pestë federata shqiptare e futbollit ka zyrtarizuar kalendarin për javën e 6 të Superligës, ku më shumë interes padyshim përbën derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Për këtë arsye të shtunën do të luhen 4 ndeshje, të gjitha në orën 16:00. Bylis do të presë në Ballsh Flamurtarin, Vllaznia në Shkodër Skënderbeun, Teuta në Durrës Kukësin, ndërsa Laçi do të luajë në transfertën e Gjirokastrës kundër Luftëtarit.

Për t’i dhënë rëndësinë më të madhe derbi do të luhet të dielën e 29 shtatorit në orën 16:00. Dihet tashmë që federata prej javësh ka vendosur të fikë dritat e superiors për shkak se impantet nuk i plotësojnë kushtet, ndërsa nga ky rregull kanë shpëtuar vetëm ‘Loro Boriçi’ dhe Elbasan Arena’.

Gjithsesi Tirana e cila udhëheq kampionatin së bashku me Kukësin do të tentojë më patjetër fitoren në derbi kundër Partizanit, pasi bardheblutë në 17 ndeshjet e fundit nuk njohin asnjë sukses ndaj rivalëve të qytetit. E fundit daton më 7 shkurt të 2014, rreth 5 vite e 7 muaj më parë.

Që prej asaj periudhe kjo është sfida ku Tirana duket më e avantazhuar se kurrë pavarësisht se ndeshjet e fundit bardheblutë u mposhtën nga Kukësi. Por nga ana tjetër Partizani po kalon shumë ulje-ngritje dhe derbi sipas të gjitha gjasave është mundësia e fundit për trajnerin Franco Lerda.

Në derbi thuhet se diferencat sheshohen, për shkak të grintës që japin lojtarët, të cilët në kampin e kuq duken më shumë optimistë. Kunjat kanë nisur që të dielën, me Jasir Asanin, që në rrjetet sociale ka shkruar: “Gati për sfidën e radhës Lorenc Trashi. I njëjti film e njëjta histori?”