TIRANË- Pas akuzave të mbërritura nga ish- kryeministri Sali Berisha, se shefja e ONM Genoveva Calavera është bashkëpunëtore e kryeministrit Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i komisionerit për Zgjerimin, Olivér Várhelyi.
Varhelyi shprehet se ka besim të plotë te Calavera e ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe se akuzat e mbërritura ndaj tyre si të njëanshëm, janë krejtësisht të pavërteta. Për Komisionerin, ky është një formë "presioni" ndaj Reformës në Drejtësi, e për këtë arsye ka bërë thirrje që ky proces i rëndësishëm duhet të vijojë përpara pavarësisht sulmeve.Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme, Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe i qëndrojë pranë CalaveraRuiz dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Më lejoni të theksoj gjithashtu se Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit është thelbësor dhe nuk duhet të devijojë ose të ngadalsohet, pavarësisht presioni", shkruan Várhelyi.Kjo deklaratë vjen si një përgjigje ndaj ish- kryeministrit Berisha, i cili pak ditë më parë referuar një artikulli të publikuar nga 'New Europe' ku shkruhet se Calavera- si bashkëpunëtore e kryeministrit Edi Rama i ka kërkuar Komisionit të Venecias të mos shqyrtojë Kodin Zgjedhor, edhe pse kjo kërkesë nuk iu mor parasysh. Nisur nga kjo, ish-kryeministri duke cilësuar "ndrikull", thotë se ajo duhet të largohet nga detyra dhe BE-ja duhet të nisë hetimet për lidhjet e saj me kryeministrin Rama.
