Callas, Chanel, Monroe... Arlinda Dudaj: Lexoni për gratë që sollën revolucion!

31 Mars 2020, 19:17

Në një video selfie, botuesja Arlinda Dudaj rekomandon disa libra që mund të lexoni gjatë ditëve të karantinës. 

Dudaj sugjeron të mos lini pa lexuar triologjinë e tri grave të famshme, emrat e të cilave janë gdhendur në historinë e grave të suksesshme: Romanet- biografi që shkrimtari Alfonso Signorini ka shkruar për Maria Callas ( Tepër krenare, tepër e brishtë), Coco Chanel ( Një jetë si në përrallë), gruas e cila revolucionarizoi femrën nëpërmjet veshjes dhe gruas simbol të bukurisë, Marilyn Monroe (Të jetosh e të vdesësh për dashurinë).