"Camaj dhe Koliqi bashkëpunëtorë të UDB-së", Tare: Firmosnin për një pagë, studiuesi: Qentë e gjallë kafshojnë luanët e vdekur!

6 Korrik 2020, 17:04

Auron Tare ka publikuar një studim se shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi kanë qenë të përzierë me veprimtari spiunazhi. Studimi ka ngjallur debate në rrethin e studiuesve letrarë, të cilët e quajnë këtë një mënyrë për të zhvlerësuar kontributin e tyre në letrat shqipe. Ndërsa, Tare shprehet se i referohet arkivit amerikan edhe nuk ka si qëllim studimin e teksteve letrare.

 “Këto dokumente janë pjesë e fondit të deklasifikuar të arkivave amerikane, britanike edhe së fundmi nga dosjet që kanë mbetur nga ish-sigurimi i shtetit. Unë nuk jam marrë me pjesën e letërsisë, se ata kanë vlerën e tyre, por me pjesën që nuk njihet. Pra me një dritëhije të tyre, që gjatë punës që kanë bërë në mërgatën shqiptare tregon se kanë pas marrëdhënie të ngushta. Kur them të ngushta, flasim për njerëz që firmosnin çdo fund muaj për një pagë të caktuar. Këto marrëdhënie nuk kanë qenë vetëm me amerikanët, por me italianët, gjermanët” , shprehet Tare.