Cana hapi debatin për një kombëtare? Balaj: Dëshira e madhe, një shtet i vetë

9 Prill 2020, 19:42

Ish-kapiteni kuqezi Lorik Cana ditët e fundit nga karantina rihapi debatin për një kombëtare të vetme futbolli, pasi kështu së bashku me Kosovën do të ishim më të fortë. Idenë e tij e mbështet edhe Odise Roshi. "Ajo do të ishte një gjë shumë e mirë, sepse jemi një komb, por tani ajo gjë është vendosur dhe secili ka kombëtaren e vet, por do të ishte mirë të kishim një kombëtare, është e drejtë ajo që ka thënë ish-kapiteni kuqezi' tha Roshi. Balaj shton përtej kombëtares. "Kjo dëshira është e madhe që të kemi një kombëtare, por ndoshta është e lidhur edhe me politikën, por pse jo në të ardhmen të kemi jo vetëm një kombëtare, por edhe një komb dhe një shtet të vetëm" tha sulmuesi shkodran.