Këshilli i Lartë i Prokurorisë është plotësuar ditën e sotme me 11 anëtarët, pasi prokurorët nga i gjithë vendi i kanë dhënë besimin Eloida Goxhit me 104 vota pro dhe prokurorit të Apelit Moisi Duda, me 238 vota pro dhe 19 të pavlefshme.
Goxhi zëvendëson kështu vendin e lënë bosh nga Besnik Cani, i cili më 27 shkurt 2020 u shkarkua duke qenë se i dolën probleme me pasurinë, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës. Ndërkohë që Moisi Duda zëvendëson Arben Dollapajn, i cili edhe ai është shkarkuar nga vettingu.