Çantë e dyshimtë tek Sheshi Skënderbe në Tiranë, dyshohet për lëndë plasëse! Policia rrethon zonën

22 Nëntor 2019, 11:57 | Përditesimi i fundit: 2019-11-22 15:25:40

TIRANË- Një çantë e dyshimtë është gjetur tek 'Sheshi Skënderbe' në Tiranë, ku dyshohet se brenda saj mund të ketë bombë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët kanë rrethuar zonën dhe po mbajnë njerëzit larg perimetrit të rrezikshëm.

Çanta është gjendur në një zonë të hapur shumë pranë Muzeut Kombëtar.