CAS shtyn vendimin për Skënderbeun, korçarët pa Europë edhe këtë sezon

19 Qershor 2019, 17:35

Klubi i Skënderbeut është njoftuar sot se vendimi i CAS për çështjen e dënimit nga UEFA do të jepet me 12 korrik dhe jo më 21 qershor, siç ishte lajmëruar më parë. Kjo lëvizje shuan çdo shpresë të Skënderbeut për të luajtur në Europë këtë sezon, pasi me 11 korrik nisin ndeshjet e para eliminatore të ‘Europa League’. Kjo do të thotë se kundër Hapoel Br Sheva do të luaj Laçi.

Njoftimi i KF Skënderbeut, i ardhur me email nga CAS

 “CAS shtyn datën e vendimit”

Të dashur tifozë dhe sportdashës të KF Skënderbeu, ju bëjmë me dije se palët në gjykim janë njoftuar sot nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për shtyrjen e vendimit përfundimtar.

KF Skënderbeu do të njihet me vendimin në datë 12 korrik…

Me Respekt,
KF Skënderbeu