Ç'duhet të bëjnë kur jemi në shtëpi të vogël dhe është i pamundur izolimin në dhomë mëvete

30 Mars 2020, 12:21

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla drejtuar atyre familjarëve që shfaqin simptomat të koronavirusit, por e kanë të pamundur që të qëndrojnë të izoluar në dhoma të veçanta për shkak se hapësira e shtëpisë nuk ua mundëson. Në raste të tilla, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico thotë se pjesëtarët duhet të mbajnë maskë në shtëpi, të tregojnë kujdes për higjienën, por edhe të respektojnë distancimin social, që do të thotë hapësirën minimumi prej 1 metër.

"Jo gjithkush ka mundësi që të ketë një dhomë të veçantë në familje. Ajo për të cilin njerëzit e vetëkarantinuar janë infektuar është mbajtja e maskës, distancomi, larja e duarve dhe komunikimi i vazhdueshëm me mjekun e familjes dhe epidemiologun", tha Fico.