Ceka: Historia e parashikon tërmetet, janë ciklike! Durrësi antik është dëmtuar

11 Dhjetor 2019, 21:44

Në rolin e arkeologut, Neritan Ceka, u ndal të fliste për dëmet që ka lënë tërmeti në Durrësin antik. Për shkak të numrit të lartë të viktimave apo edhe dëmeve të shumta materiale, ky qytet antik është lënë "në harresë". Një pjesë e bedenave ka pësuar dëme, por sipas Cekës, ky dëm fatmirësisht është i riparueshëm.

"Ka rënë një pjesë e bedenave, por është një gjë që rregullohet nuk është katastrofike. Historia duhet të na e kishte thënë me kohë, që tërmetet janë ciklike, por Durrësi është pika e dobët. Tërmetet më shkatërruese kanë qenë në Durrës. Ky vend nuk ka rreziqe katastrofike. Vetëm duhet ndërtuar mirë dhe ky është mësim i madh. Në Durrësin antik kishte një farë rrëmuje", tha Caka.