Çekia: Do lobojmë që vendet e BE-së të votojnë pro Shqipërisë...nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit

4 Qershor 2019, 18:31

Çekia do të bëjë çmos që vendet e Bashkimit Evropian të njohin dhe vlerësojnë arritjet që Shqipëria ka bërë dhe të votojnë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pas rekomandimit pozitiv pa kushte që dha Komisioni Evropian.

Këtë garanci dha kryeministri çek Andrej Babiš gjatë një takimi që pati në Pragë me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi. Kryeparlamentari shqiptar ndodhet në Çeki me ftesë të homologut Radek Vondráček, në një vizitë zyrtare dy ditore (3-4 qershor). Praga ishte stacioni i fundit i veprimtarisë lobuese të Kryetarit të Kuvendit për të siguruar mbështetje për hapjen e negociatave, ndërsa Ruçi shoqërohej nga zëvendëskryetari i Komisionit të, deputeti Ralf Gjoni, si edhe ambasadori shqiptar në Çeki, Ilirian Kuka.

“Ne jemi këtu  për të kërkuar nga  Kryeministri Babiš dhe qeveria e Republikes Çeke, si edhe katër vendet e Grupit të Vishegradit, të lobohen pranë vendeve skeptike të BE-së për sqarimin e arritjeve të reformave integruesenë Shqipëri dhe hapjen e negociatave në  mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian.” , u shpreh Ruçi.

“Ne i njohim arritjet  epadiskutueshme të Shqipërisë dhe, përveç mbështetjes sonë dhe të Grupit të Vishegradit, do të bëjmë të gjitha përpjekjet që edhe vendet e tjera të BE-së të njohin e vlerësojnë këto arritje dhe të votojnë për hapjen  e negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian.” Ndërsa në vazhdim të shpjegimeve të Kryetarit të Kuvendit. Z. Ruçi, mbi situatën politke në Shqipëri, Kryeministri Babiš  u shpreh se “Protestat paqësore janë një element i demokracisë, por qeverisja evendit fitohet vetëm nëpërmjet konkurrencës në zgjedhje.”, tha kryeministri Andrej Babiš.