Çela: Rritet kultivimi i kanabisit në 4 qarqe, asnjë dokument nga policia për shkaqet, informaliteti pengesë për të hetuar pastrimin e parave

11 Maj 2020, 17:41

Shqiptarët vazhdojnë të mbjellin kanabis. Shqetësimin e shprehu vetë kryeprokurori Olsian Çela gjatë raportimit për vitin 2019 në Komisionin e Ligjeve. Teksa iu përgjigj deputetit Fatmir Xhafaj për shkaqet e këtij fenomeni, kryeprokurori Çela nënvizoi mungesën e bashkëpunimin me Policinë e Shtetit.

 “Ky është një fenomen në disa qarqe. Kemi vënë re një rritje të kultivimit të kanabisit në qarqet në Krujë, Vlorë, Gjirokastër, ndoshta Shkodra ku problemet janë konstante. Pse ka ndodhur kjo rritje e fenomenit? Në fakt do bëj një analizë paraprake jo vetëm brenda strukturës së Prokurorisë por edhe Policisë së Shtetit, për të kuptuar cilat kanë qenë masat parandaluese nga ana e tyre në këto qarqe.