Çelet në Vlorë ekspozita 'Vende dhe ngjyra'/ Piktori: Paraqiten imazhe nga veriu në jug

2 Nëntor 2019, 19:40

VLORË- Është çelur mbrëmjen e premte Ekspozita "Vende dhe ngjyra" e piktorit vlonjat Edi Kojani në hollin e Teatrit "Petro Marko" të qytetit të Vlorës. Të pranishëm ishin njerëz të kulturës, artdashës e miq të piktorit Kojani, i cili në fjalën e tij u shpreh se kjo ekspozitë është një promovim për Shqipërinë pasi në të paraqiten imazhe që nga Valbona në Tropojë, deri tek Syri i Kaltër në Sarandë.

"Kisha punë të ndryshme nga udhëtimet e mia. Nga momentet të ndryshme të krijimtarisë. Në një moment të caktuar pash se mund të bëhej një ekspozitë e tillë. Mu desh shumë pak që të plotësoja disa gjëra për të ardhur me një ekspozitë të tillë. Ngjyrat meqë kemi të bëjmë vende të ndryshme, kolore të tjera dhe  normale që ato vijnë me një tingull ndryshe", u shpreh Kojani.

    No videos found.