Celibashi në Report TV: Qeveria tranzitore s'është zgjidhje absolute! Rregullim Kushtetues për afatin e krijimit të qeverisë së re!

2 Qershor 2020, 18:22 | Përditesimi i fundit: 2020-06-02 19:59:00

Ilirjan Celibashi, konstitucionalit dhe ish kreu i KQZ, në një intervistë në Report TV me gazetarin Besard Jacaj, u shpreh se kërkesa e opozitës për një qeveri transitore të përcaktuar në ligj deri sa vendi të jetë pjesë e BE, nuk do të jepte një zgjidhje absolute dhe të plotë që do të siguronte standardet në zgjedhje. Ai tha se një kërkesë e tillë nuk bën sens dhe nuk do të jepte asnjë garanci për opozitën.