Çelja e negociatave me BE-në/ Cakaj: Të dua përtej fjalëve, Shqipëri!

24 Mars 2020, 18:05

“Të dua përtej fjalëve, Shqipëri”! Kështu e nis reagimin e tij për çeljen e negociatave, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Ai shkruan se ky vendim është një moment kthese në ëndrrën europiane.“Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme tashmë ka vendosur çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian me Shqipërinë! Mes këtyre ditëve të vështira, ky është një zhvillim madhor historik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së e në të mirë të kombit shqiptar në përgjithësi. Ky është një moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike: Shqipëria anëtare e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian! Urime të gjithëve”, shkruan Cakaj.