Çelja e negociatave, Soreca: 24 Marsi, ditë historike, 5 arritjet e Shqipërisë në 6 muajt e fundit

26 Mars 2020, 16:15 | Përditesimi i fundit: 2020-03-26 18:02:04

TIRANE-Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca në një komunikim me qytetarët shqiptarë ka folur në lidhje me negociatat dhe COVID-19.  "24 Marsi është një ditë historike për Shqipërinë, që e ka sjellë më pranë BE-së në një status tjetër. Ne do të flasim për këtë gjë dhe COVID-19. Progresi i Shqipërisë nga tetori i vitit të kaluar. E rëndësishme ka qenë që Shqipëria të bënte përparim dhe ecuri përpara, kjo ka qenë kritike. Po përmend disa arritje në 6 muajt e fundit, krijimi i SPAK, emërimi i kreut të ILD, prokurorit të përgjithshëm, drejtorit të BKH pas pak ditësh që do të mbarojë. Por edhe tryeza për reformën zgjedhore" tha ai.