CENSUSI i popullisisë nis në tetor 2020, feja dhe etnika sërish me 'dëshirë'

2 Nëntor 2019, 19:34

TIRANE - Në vitin 2020 do të fillojë rinumërimi i  popullsisë dhe të banesave në vend. Censusi ri nis tetorin e vitit të ardhshëm dhe do të zgjasë dy muaj me një kosto prej rreth 16 milionë euro. Drejtoresha e Statistikave Sociale, Majlinda Nesturi tha për Report TV se do të ketë ndryshime në mënyrën se si do të mblidhen të dhënat, dhe do të jenë më cilësore.

“Nga mënyra e kryerjes janë të njëjtë, por mënyra se si do të mblidhen të dhënat ndryshon. Në censi e vitin 2011 të dhënat janë mbledhur me pyetësor letër ndërkohë që këtë vit INSTAT për mbledhjen e të dhënave të popullsisë dhe banesave do të përdor formën elektronike, pra do të përdorim tabletë në mbledhjen e të dhënave. Kjo mënyrë e re e mbledhjes së të dhënave do të na sigurojë një cilësi më të mirë të mbledhjes së informacionit nga anketuesi” u shpreh Nesturi.

    No videos found.