Ceremonia e plotë, betohen Joe Biden dhe Kamala Harris! Presidenti: Demokracia ka triumfuar

20 Janar, 22:55

SHBA, pas një periudhe të gjatë trazirash, ndasish dhe dhunë kanë inauguruar presidentin e 46 duke premtuar një kapitull të ri në historinë e vendit. Joe Biden së bashku me zëvendësen e tij Kamala Harris gruan e parë në historinë amerikane në këtë pozicion dhe gruan e parë me ngjyrë, janë më së të gatshëm për të bërë këtë. “Kjo është dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë. Një ditë e historisë dhe shpresës”, Në ceremoninë e tij si presidenti i 46 ai bëri thirrje për unitet dhe bashkim për të mposhtur ndasitë. “Përmes unitetit, ne mund të arrijmë gjëra të mëdha dhe të rëndësishme – të krijojmë vende pune, të mësojmë fëmijët tanë në shkolla, të mundim virusin, të arrijmë drejtësi racore dhe ta bëjmë edhe një herë Amerikën forcën kryesore të së mirës në botë. Unë e di që forcat që na ndajnë janë të thella dhe reale, por ato nuk janë të reja. Historia jonë është një luftë e vazhdueshme midis idealit amerikan – që ne të gjithë jemi krijuar të barabartë – dhe realitetit mizor, racizmit dhe ekstremizmit,” tha ai Në fjalën e tij ai vlerësoi mbi të gjitha Amerikën, historinë e saj dhe demokracinë që ajo përfaqëson. Biden dënoi edhe njëherë protestat e dhunshme të 6 Janarit. “Amerikanët e mi të dashur, unë besoj se Amerika është shumë më e mirë se kjo. Kur bashkimi ynë varet në buzë, ne qëndrojmë këtu. Ne jemi këtu ku doktor King foli për ëndrrën e tij. Sot ne shënojmë gruan e parë në pozicionin e nënkryetarit, mos më thuaj të gjërat nuk ndryshojnë ”, tha ai. Biden njëjtë si gjatë fushatës theksoi edhe njëherë se ai do të qeverisë si president i të gjithëve pa ngjyra partiake, sepse për të Amerika është dhe do të jetë mbi të gjitha dhe gjithçka. “Për të gjithë ata që nuk më mbështetën – ju lutem më dëgjoni. Nëse akoma nuk pajtohemi – ashtu qoftë. Kjo është Amerika. E drejta për të mos u pajtuar është një nga forcat më të mëdha të këtij vendi. Unë ju premtoj këtë – unë do të jem president dhe do të luftoj në mënyrë të barabartë për ata që më mbështetën, si për ata që nuk më mbështetën,” tha ai.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha