Cërrikasi analizon kandidatët për deputetë, i bën thirrje prokurorisë të hetojë konfliktin Boçi-Luca

4 Prill 2021, 11:23

Duke marrë në analizë disa nga kandidatët për deputetë një prej telefonuesve pjesëmarrës në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” u ndal tek zona e Elbasanit. Sipas tij Gazmend Bardhi shoqërohet në takime nga njerëz problematikë. Ndërsa për konfliktin mes ish-deputetit Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca bëri thirrje që prokuroria të ndërhyje dhe të hetojë.