Çështja 'Babale', dalin para 'Krimeve të Rënda' Fredi Alizoti dhe gazetari Olldashi

9 Tetor 2018, 14:02 | Përditesimi i fundit: 2018-10-09 16:34:49

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masat për Fredi Alizotin dhe Jetmir Olldashin. Kujtojmë që masat ishin: "detyrim paraqitjeje" për Olldashin dhe "arrest me burg" për Alizotin. Avokati i Olldashit ka kërkuar kërkoi që Krimet të shpallin moskompetencë por kërkesa u rrëzua nga gjyqtarja Liljana Baku.

Alizoti nuk dha asnjë shpjegim përballë trupës gjykuese, duke u shprehur se i qëndronte deklarimeve që kishte dhënë.

Avokatët e Oldashit mohuan të gjitha provat, sipas tyre ai ishte duke kryer një investigim për drogën në qytetin e Vlorës. Prokuroria ka prova të mjaftueshme se ai ka dëmtuar imazhin e Agron dhe Fatmir Xhafaj. Edhe vetë Fredi Alizoti, kundrejt shërbimit do të merrte një shumë prej 200 mijë euro nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji.