Çështja Vollga/ PD kërkon hetimin e deputetit Çyrbja por çështja është verifikuar në 2017

1 Shtator 2018, 11:57 | Përditesimi: 1 Shtator 2018, 11:57

Publikimi nga gazetarja Klodiana Lala i disa bisedave të përgjuara mes deputetit të PS Jurgys Çyrbja (ish-kryeregjistrues në Durrës) dhe Gilmando Danit(i arrestuar), ku bisedonin për hetimet që kishte nisur prokuroria për çështjen e ish-hotel ”Vollga”, solli dhe reagimin e menjëhershëm të Partisë Demokratike. Kjo e fundit nëpërmjet deputetit të saj Enkelejd Alibeaj, nuk vonoi dhe një ditë më pas sulmoi politikisht deputetin Çyrbja dhe maxhorancën në tërësi se ishte e lidhur me krimin dhe se një ndër njerëzit që duhet të hetohej dhe arrestohej ishte pikërisht deputeti i Durrësit Jurgys Çyrbja.

Në datën 18 gusht 2018 Alibeaj bëri këtë deklaratë duke pohuar:”…sot, kamikazët e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në atë të Krimeve të Rënda duhet t’u thonë shqiptarëve se përse ligji nuk vepron mbi deputetin e Ramës dhe përse Jurgis Çyrbja nuk është në burg, njësoj si Emiljano Shullazi. Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria zbatimin e ligjit duke sjellë në Kuvend kërkesën për arrestimin e menjëhershëm të deputetit Jurgis Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit…”. Nëpërmjet kësaj deklarate PD kërkoi nga prokuroria fillimin e një procedimi penal kundër deputetit Jurgys Çyrbja. Por në fakt a ka pasur ndonjëherë dhe a është hetuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda Jurgys Çyrbja për këto akuza të bëra gjatë kësaj kohe nga Partia Demokratike?

b.ha./Shqiptarja.com