Çfarë do bënit po të ishit deputete? Telefonuesja: Populli do hante me lugë floriri

19 Maj 2020, 10:28 | Përditesimi i fundit: 2020-05-19 11:31:34

Dikur në një takim elektoral të kryeministrit në Burrel fjalën e mori një zonjë e moshuar dhe pasi Rama e dëgjoi për problemet që ajo ngriti i tha se po ta kishte njohur më parë do e bënte deputete. Zonja është një ndjekesë e rregullut e emisionit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhe sot telefonoi për të dhënë mendimin për temën e ditës. E pyetur nga moderatori Andi Kapxhiu se çfarë do të bënte po të ishte deputete e zonës së Matit ku ajo jeton zonja tha se nëse ajo do të ishte ligjvënëse populli i Matit do hante me lugë floriri.