Çfarë do të bënte po të kishte Bashën përballë? Përgjigja ironike e Veliajt: Kënaqësi, por...

8 Prill 2020, 22:29

Kryetari i bashkisë së Tiranës u shpreh sonte në emisionin Repolitix në Report Tv se nuk ka asnjë problem që të takojë Lulzim Basha. Lideri demokrat tha sot se ishte në supermarket për të bërë pazaret vetë. Veliaj u pyet nga gazetari Denis Minga, se çfarë do të bënte nëse rastësisht do të ishin përballë? "Unë nuk e kam problem të takoj jo zotin Basha, por kemi ndihmuar familje të afërta të lidershipit të PD-së, madje e takoj me kënaqësi, unë çohem herët dhe nuk e di a është e mundur për zotin Basha. Edhe për supermarket edhe për punë çohem cikë më herët' tha Veliaj.