TIRANË - Nga e hëna do të vendosen rregulla të reja në tregje, veçanërisht tek ata janë evidentuar grumbullime masive qytetarësh dhe mos respektim i distancimit social. Siç paralajmëroi kryeministri Edi Rama, në tregje do të vendosen kordon sanitarë, që konkretisht kanë të bëjnë me sinjalistikë me vetëm një kalim vendosur në formën e barrierave.