Çfarë e pret Shqiperinë deri më 23 Qershor? Parlamenti vendosi…

23 Prill 2020, 18:36 | Përditesimi i fundit: 2020-04-23 19:00:06

Në një lidhje nga skype në Report TV, në emisionin ’Repolitix’ të moderatores Odeta Dume, Spiropali e konsideron një akt të domosodoshëm dekretimin e Kodit Penal nga Presidenti, Meta. Ndërsa lidhur me shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore Ministra e Shtetit theksoi se kjo është një sakrificë që po bëjmë të gjithë kundrejt një bote të panjohur. Dy javët e ardhshme po shikohet mundësia për të liruar masat në mënyrë të ngadalësuar.Për çeshtjen e riatdhesimeve Spiropali tha se nuk kemi ndërmend të dëgjojmë amatorë por ekspertë të fushës. Është e pamundur theksoi Spiropali të shkojmë shtëpi më shtëpi për të ruajtur qytetarët, kështuqë për ata që kthehen nga vendet e tjera të botës është normale karantinimi, duke respektuar të gjitha rregullat. Ndërsa tha se edhe në parlament gjatë zhvillimit të seancës së sotme nuk kishte vënë re ndonjë shkelje të rregullave të distancimit. Disa deputetë nuk i mbajtën maskat, pasi ishin në distancë nga njëri-tjetri. Megjithatë për Spiropalin shembulli për respektimin e rregullave duhet të vij që nga deputetë të këtij parlamenti, ku janë marë masa drastike.’Unë shkoj në punë, vij dhe në parlament. Padyshim që në kët periudhë shpenzoj më shumë kohë në shtëpi. Nuk ka qenë e lehtë për fëmijën tim 3 muajsh, pasi është shumë i vogël, sapo erdhi u mbyll në shtëpi. Por do ta përballojmë. Mos ta hedhim në kosh gjithë këtë sakrificë’’, -e mbylli kështu me mesazhin e saj ministrja Spiropali.