Çfarë është testimi serologjik dhe kush do të ta bëjë? Mjekja për Report Tv: Nisi me vijën e parë kundër COVID-it dhe grupet e riskut

24 Prill 2020, 17:01

TIRANE-Në Laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT prej ditës së hënë ka nisur testimi serologjik. Profesoresha Vjollca Durro, pjesë e shërbimit të mikrobiologjisë u shpreh për Report Tv se testimi serologjik kryhet përmes gjakut dhe konsiston në përcaktimin e antitrupave të virusit.

Testimi serologjik konsiston në përcaktimin në serum të antitrupave të virusit. Antitrupat që përcaktohen në serum ndaj viruseve në përgjithësi por dhe këtij në veçanti janë të tipit të igm-ve dhe igg-ve. Prania e anti igm-ve në serum tregon që individi ka qenë në kontat me virusin dhe është në fazën akute të zhvillimit të saj.