'Çfarë ka'/ Autorët të pa maskuar i ndërprerë rrugën, debatuan me shoferin e 43-vjeçarit! Report Tv ndërton skemën e vrasjes

20 Mars 2021, 10:33

Report Tv ka mësuar detaje të reja nga ekzekutimi i mikut të Lul Berishës, Edmond Koçi. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka mësuar skemën e vrasjes ku mësohet e Koçi është qëlluar pranë Drejtorisë Arsimore në Durrës, ku 43-vjeçari po udhëtonte me makinën e tij. Në atë momente një makinë i ka prerë rrugën. Në atë momente ka dalë shoferi i Koçit për t’i pyetur se çfarë kishte ndodhur dhe më pas një person nga mjeti tjetër ka qëlluar me breshëri në drejtim të “Mond Çekiçit” duke e lënë të vdekur në vend. Më pas mjeti i autorëve është gjetur i djegur në Sukth, me targa të vjedhura në Tiranë. Nga ana mësohet autorët nuk kanë qenë të maskuar. Dyshohet se shkak për vrasjen e Koçit është bërë e kaluara e tij.

  •