Çfarë ndodhi dhe u tha për mosmbajtjen e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë? Reagimi i Qeverisë së Kosovës dhe familjes së Dua Lipës

15 Qershor 2022, 20:29

Ndonëse një vit më herët Dua Lipa, kishte njoftuar se Festivali Ndërkombëtar Sunny Hill do të mbahej sërish në Prishtinë, edicioni i tretë i tij mbahet nga data 4 në 7 gusht në Tiranë. Zhvendosjen e kësaj ngjarje artistike, e shpjegon vetë themeluesi i Festivalit e babai i artistes, Dukagjin Lipa, në një letër ku  shkruan se shteti i Kosovës prej 3 vitesh nuk i është përgjigjur kërkesës për një hapësirë të përshtatshme e afatgjatë për zhvillimin e Festivalit.