Çfarë përfiton Shqipëria tani që u hapën negociatat? E sqaron ambasadori BE-së

26 Mars, 16:56 | Përditesimi i fundit: 2020-03-26 17:07:33

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka sqaruar konkretisht se cfarë përfiton Shqipëria tani që u mor vendimi për hapjen e negociatave. "Shqipëria do të ketë mundësi të bëhet pjesë e tregut të BE-së para se të bëhet anëtare. Shqipëria do të kenë mundësi që të bëhen pjesë e programeve të rëndësishme për arsimin, transportin, bujqësinë apo fatkeqësive natyrore, vendet negociuese do të kenë mundësi për qasjen në fondin e solidaritetit. Shqipëria e nisi rrugëtimin në 2014, tani iu statusi i nivelit të dytë të udhëtarit dhe tani sa më shpejt të ecin reformat, aq më shpejt do të arrijë në nivelin më të lartë" tha ai.

  •  

Kategori të tjera