Çfarë po ndodh me deputetin Alimadhi tek Infektivi, mjeku Kalo sqaron për Report TV

8 Prill 2020, 18:58

Në një lidhje me Skype për Report TV, mjeku Tritan Kalo u shpreh se gjendja e Adriatik Alimadhit nuk hyn në rastet më të rënda të infeksionit dhe nuk po trajtohet në terapi intensive.

"Për të ruajtur etikën mjekësore ne nuk përmendim emra të pacientëve apo të raportojmë për gjendjen e  tyre, por mund të them se Alimadhi nuk hyn në grupin e personave që po trajtohen në terapi intensive dhe nuk ka shfaqur forma të rënda të infeksionit", tha Kalo.