Çfarë po ndodh me vaksinën për COVID? SHBA marrëveshje me dy kompani,BE grumbullon 7.4 miliardë euro

5 Maj 2020, 13:48

E gjithë bota është vënë në lëvizje për të krijuar vaksinën që do ti bëj ballë infekionit nga koronavirusi.

Në garën për një vaksinë për t'i dhënë fund pandemisë globale COVID-19, tetë pretendentë po kryejnë testime njerëzore në klinika në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Britani, Itali dhe Gjermani dhe janë përpara pjesës tjetër të 94 konkurrentëve të tjerë që janë në faza të ndryshme të zhvillimit.

Administrata Trump po bën presion që deri në fund të vitit të ketë në dispozicion qindra miliona doza të vaksinës.

Kandidatët pretendentë po punojnë me teknika të ndryshme, duke filluar nga ato klasike: nxitja e sistemit imunitar të pacientit për t'iu përgjigjur virusit duke injektuar një version të vrarë të tij, kurse të tjerë me teknikat e virusit të vrarë apo jo aktivë

Ekspertët janë të shqetësuar se afati jashtëzakonisht i ngjeshur nuk do të lejojë kohë për përgjigje përfundimtare nëse një vaksinë është e sigurt dhe e efektshme.

Zhvillimi i një vaksine normalisht zgjat rreth 20 muaj. Zakonisht testohet fillimisht në dhjetëra mijëra njerëz përpara se të miratohet për një shpërndarje më të gjerë.