Çfarë shkruanin gazetat më 10 shtator 1998/ Fino zbulon klanet në PS: Arben Malajn e sulmoi Islami por Nano do e refuzojë dorëheqjen e tij

10 Shtator, 10:08 | Përditesimi: 10 Shtator, 11:26

Në numrin e datës 10 shtator 1998-të në shtypin e shkruar zhvillimet politike kishin vëmendjen kryesore. Lëvizjet në qeverinë Nano dhe qëndrimi i kryeministrit  në lidhje me një process gjyqësor ndaj 6 ish-zyrtarëve të PD ishin tema dite. Në Gazetën Koha Jonë lajmi i parë ishte qëndrimi i zv.kryeministrit Bashkim Fino për ndryshimet në qeveri ku tregonte se Ministrin e Financave Malaj e sulmoi Islami por që sipas tij Nano do e refuzonte dorëheqjen e Malajt. Titulli kryesor ishte : “Fino tregon klanet”. Ndërsa në Gazetën Shqiptare titulli kryesor ishte ky: “Nano qull drejtësinë”

E.H/Shqiptarja.com