Çfarë shkruanin gazetat më 24 shtator 1998/ Kryesia e PS dorë të lirë Nanos për ndryshime në qeveri por i vendos kushte: Je tre muaj në provë

24 Shtator, 09:21 | Përditesimi: 24 Shtator, 15:14

Pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe pas grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998-të situata edhe tek socialistët që ishin në qeveri nuk ishte nga më të qetat. Forca kryesore qeverisëse zhvilloi një mbledhje maratonë të kryesisë. Kryeministri Nano akuzoi disa prej strukturave për kulisa kundër tij dhe qeverisë. Megjithatë liderët e Partisë Socialiste i dhanë dritën jeshile kryeministrit Nano të bënte ndryshime në qeveri por duke i vendosur kushte. Gazeta Koha Jonë shkruan në faqe të parë: “ PS: Nano ,tre muaj në provë”.Në këtë linjë ishte edhe zhvillimi kryesor në Gazetën Shqiptare me kryeartikullin: “PS: Nano tre muaj kohë”. Në Zërin e Popullit jepeshin detaje për dikasterët ku do të kishte ndryshime siç ishte rendi dhe drejtësia.

E.H/Shqiptarja.com