Çfarë shkruanin gazetat më 3 tetor 1998/ Qeveria e re betohet tek Meidani, revoltohen të larguarit Malaj, Fino e Apostoli: Tani të shohim Majkon

3 Tetor, 10:33 | Përditesimi: 3 Tetor, 10:35

Më në fund Pandeli Majko e kishte krijuar qeverinë e re dhe madje kjo e fundit kishte bërë edhe betimin tek Presidentin Rexhep Meidani. Nga kabineti ishin larguar Arben Malaj, Bashkim Fino e Gaqo Apostoli të cilët kishin një revoltë të madhe me kryeministrin Majko. Në lidhje me këto zhvillime politike Gazeta Shqiptare në numrin e datës 3 tetor 1998-të në faqe të parë shkruan: “ Rrëfimi i kokave që preu Majko”. Gazeta Koha Jonë pasqyronte një bisedë ekskluzive me kryeministrin e ri dhe shkruan: “ Majko: Si do e qeveris Shqipërinë”. Vëmendje po merrnin në shtyp edhe sulmet serbe në Kosovë

E.H/Shqiptarja.com