Më 4 shtator 1997-të në shtypin e shkruar pasqyrohej gjerësisht gjëndja shëndetësore e ish-kryetarit të Kuvendit Pjetër Arbnori. Ky i fundit ishte future në greve urie dhe gjëndja shëndetësore ishte rënduar e kishte përfunduar në spital ku e vizitonte lideri i PD-së Sali Berisha , mjek në profesion. Gazeta Koha Jonë shkruan: Arbnori i vesh bluzën Berishës ndërsa në RD titulli kryesor ishte : Shqipëria lutet për Arbnorin.