Çfarë vjen pas protestës, i ftuar Alket Hyseni

16 Prill 2019, 09:54 | Përditesimi i fundit: 2019-04-16 09:58:05

Në pjesën e dytë të emisionit 5 Pyetjet nga Babaramo në Report TV ishte i ftuar deputeti socialist Alket Hyseni, i cili ashtu si kryeministri Rama deklaroi se zgjedhje parlamentare para vitit 2021 nuk ka për të pasur. 'Ka dy rrugë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, e para; nëse shumica humbet shumicën në Kuvend dhe e dyta nëse për arsye të ndryshme vetë shumica vendos ti drejtohet sovranit, por asnjë nga këto dy kushte nuk ka ndodhur.

Në po vijojmë punën dhe po bëjmë reformat. Do të përmbyllim paketën e sistemit të reformës në drejtësi. Opozita të bëjë opozitë, por deri aty ku nuk shkelet ligji, pasi në të kundërt do të mbajnë përgjegjësi
' tha Hyseni.