Champions League, Atletico thyen kampionët e Liverpool, Haaland mund PSG-në

19 Shkurt 2020, 09:59 | Përditesimi i fundit: 2020-02-19 13:19:51

Liverpooli kampioni në fuqi i Europës u mposht në Madrid 1-0 nga Atletico në stadiumin Metropolitano në ndeshjen e parë të fazës së 1/8. Goli që vendosi fatin e takimit u shënua që në minutën e katërt nga Saul Niguez pas një rrëmuje në zonë. Më pas Atletico u mbrojtjë në mënyrën perfekte.Liverpooli mësyu drejt portë së Oblak por nuk gjuajti asnjëherë në kuadrat pasi Atletico  ishte e pakalueshme. Ndeshja e kthimit në “Anfield” premton një luftë të vërtetë sportive.