Champions League/ Juventus luan sezonin, kundër Porto-s rikthehen 'gjeneralët'! Sevillia tenton përmbysjen ndaj Dortmund-it të coptuar

9 Mars 2021, 12:30

Juventusi i Andrea Pirlos luan sonte ndeshjen e sezonit kundër Portos në Champions League. Pas humbjes 2-1 në Portugali kampionët e Italisë do të tentojnë përmbysjen, si opsioni i vetëm për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Lajmi i mirë është se bardhezinjtë do të kenë në dispozicion shumë nga lojtarët të cilët mungonin për arsye të ndryshme. Artur, Bonucci dhe McKennie pritet ta nisin nga minuta e parë, pasi u futën si zëvendësues kundër Lazio-s ku treguan se kanë lënë pas dëmtimin. Chiellini dhe De Light do të jenë gjithashtu në skuadër, ndërsa Bentacur është me COVID. Gjithashtu e sigurtë është mungesa e Dybala-s.

Pirlo ka deklaruar se është një ndeshje shumë e rëndësishme, ndërsa nuk ka mohuar se mund t’i rrezikojë edhe stolin. Për të kaluar Juventusit do t’i mjaftonte edhe një rezultat minimal 1-0.

Ndërkohë në Gjermani, në Sigal Iduna Park, Dortumd do provojë të mbrojë fitoren 2-3 që mori në ndeshjen e parë kundër Sevillia-s. Spanjollët nuk kanë asgjë për të humbur, ndërsa Dortmund ka shumë mungesa. Edin Terzin, trajneri i përkohshëm i gjermanëve duhet t’ia dalë pa Ëitsel, Schmelzer, Jadon Sancho, Guerrero dhe Reyna.