Champions League në Volejboll, Partizani 'bie' në Hungari, mposhtet nga Vashash

24 Tetor 2019, 14:17

Skuadra e Partizanit në Volejboll për femra është mposhtur 3-0 me sete në ndeshjen e vajtjes për turin e tretë të Champions League kundër skuadrës hungareze të Vashashit.

Vendasit e filluan sfidën me shumë vrullë dhe që në fillim u kuptua se për Partizanin do të ishte shumë e vështirë. Skuadra e drejtuar nga turku Sancak hasi probleme me topin e parë dhe seti hapës u mbyll 25-19. Në setin e dytë Partizani e nisi shumë mirë duke shkuar në 4-8 me pikë, por gjithsesi skuadra nga Budapesti e mbylli 25-20.

Në setin e tretë Vashash pati supermaci të theksuar dhe e mbylli 26-16 me pikë. Në fund një humbje që erdhi edhe si pasojë e mungesës së dy lojtarëve të huaja të cilat nuk morën dot vizat.

Gjithsesi Partizani premton se ndeshjen e kthimit do të bëjë të pamundurën për t’u kualifikuar në fazën e grupeve, por për ta bërë diçka të tillë në ndeshjen e kthimit duhet një fitore 3-0 ose 3-1 me sete, për ta dërguar sfidën në golden set.