Champions League/ Reali dhe Inter-i për t'i 'prerë kokën' njëri-tjetrit, Atalanta teston kufijtë kundër Liverpool-it

2 Nëntor 2020, 19:49 | Përditesimi i fundit: 2020-11-02 19:49:55

Të martën rikthehet Champions League me xhiron e tretë në grupe që rezervon përballje tejet interesante përfshirë edhe Real Madrid-Inter. Dy skuadrat ‘big’ të grupit B duhet të ishin në vendet e para, por pas dy ndeshjeve Real Madrid renditet e fundit me 1 pikë, ndërsa Inter e parafundit me 2 pikë.

90 minutat në Madrid duhen fituar me patjetër nga Reali i Zidan, trajneri francez që para ndeshjes me zikaltërit është shprehur: “E njoh shumë mirë Interin, do të jetë sfidë delikate, e luftuar nga të dyja krahët. Ata janë shumë të fortë fizikisht dhe do të na e bëjnë të vështirë. Me Conte-n kam aporte mjaft të mira pavarësisht se këto kohë nuk jam dëgjuar me të.”