Ajri dhe Stina, vajzat e aktorëve të njohur, Eni Jani dhe Genc Fuga, kanë zgjedhur që ditët e lindjes t’i shënjojnë me mbjelljen e dy ullinjve në Parkun e Liqenit. Nisma e dy vajzave nisën edhe sezonin e ri të mbjelljeve për vitin 2021.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se viti i vështirë i pandemisë na mësoi rëndësinë për një jetë të shëndetshme dhe ajrin e pastër, për të cilin duhet të kontribuojmë të gjithë.
