Çifti i të moshuarve hidhet nga kati i 6-të i pallatit në Berat/ Pamje nga vendi i ngjarjes

30 Nëntor 2018, 08:35 | Përditesimi i fundit: 2018-11-30 18:30:01

BERAT - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat mëngjesin e sotëm ku një çift të moshuarish janë hedhur nga kati i gjashtë i një pallati, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Burrë e grua, Kujtim dhe Këze Agalliu rreth moshës 80 vjeç, janë gjetur në pajetë në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori". Policia bën të ditur se trupat e pajetë janë konstatuar poshtë pallatit të sapondërtuar rreth orës 07:00 të mëngjesit të kësaj të premte dhe kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë parë skenën e rëndë.

Burrë e grua jetonin vetëm, pasi fëmijët jetonin jashtë vendit, ndërsa për ta kujdesej një grua e cila nuk ndodhej në banesë në atë moment. Report Tv ka siguruar edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Gjithçka përreth pallatit është një kantier ndërtimi. 

Kujtim dhe Këze Agalliu kishin disa muaj që kishin ardhur nga fshati Qereshik për t'u vendosur në Berat, në kompleksin e pallateve të reja në lagjen “30 Vjetori", ndërsa kishin 4 fëmijë të cilët mësohet se ndodhen të gjithë jashtë vendit.