Çifti kujton tragjedinë e 26 nëntorit: Ndihmuam ushtrinë me kafe e ushqim për disa ditë

9 Prill 2020, 14:32

Teksa prisnin që banesa e tyre të shembej për ti hapur rrugë ndërtimit të qytezës së re, një çift bashkëshortësh nga Thumana sjellin në vëmendje tragjedinë e 26 nëntorit. Ata tregojnë se në godinën e tyre kanë mirëpritur me dhjetëra banorë të Thumanës e anëtarë të forcave të Emergjencës Civile që po punonin për nxjerrjen e trupave në pallatin ku ka pasur më shumë viktima, duke ju dhënë kafe e ushqim.