Cikloni godet Greqinë, kritike 9 orët në vijim

18 Shtator 2020, 13:41

Brigjet greke janë prekur nga një ciklon i fuqishëm, i shoqëruar me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.

Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos janë përfshirë në vorbullën e ciklonit.Në zonat e prekura ka ndërprerje te energjisë elektrike, rrëzim të pemëve dhe përmbytje.

Në një konferencë për medien Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias u shpreh se “Ka dëme por ato nuk kanë rrezikuar jetën e banorwve”.

Por theksoi ai, vendi mbetet në gatishmëri absolute, duke paralajmëruar se 9 orët e ardhshme do të jenë shumë kritike. 

Deri tani erërat lëvizin me një shpejtësi ndërmjet 50 km dhe 90 km në orë. Sipas Hardalias, priten fenomene të tjera reshje të fuqishme shiu.

Ministri grek i mbrojtjes  deklaroi se janë regjistruar ndërprerje të energjisë në Zakynthos, Kefalonia dhe Ithaca, ku edhe po punohet me intensitet të plotë për ta rikthyer atë.