Cikloni në Greqi/ 2 viktimë dhe disa të zhdukur! Dëme të mëdha në disa zona

19 Shtator 2020, 10:36 | Përditesimi i fundit: 2020-09-19 10:38:24

Në të gjitha zonat që ka prekur cikloni, Shërbimi Zjarrfikës ka marrë mbi 2450 thirrje urgjente për ndihmë, ndërsa ka shpëtuar rreth 600 persona që rrezikoheshin nga përmbytjet.

Sot, në ditën e tretë, parashikohet që uragani do të godasë me të njëjtën fuqi Jugun e Gadishullit të Peloponezit, në Greqinë Qendrore (Sterea) dhe në Kretën perëndimore.

 

Gjatë orëve në vijim, parashihet që të ketë reshje të furishme dhe erëra të fuqishme në zonat lindore dhe jugore të Greqisë tokësore, në jug të detit Jon, në veri të ishullit Evia, ishujt verior dhe perëndimor të kompleksit Cyklades, Chania në Kretë dhe ishujt e Egjeut.