'Çipin krejtve kan me na e shti', parodistët shqiptarë këngë satirike në internet për koronavirusin

29 Prill 2020, 14:09

Në një situatë kaq shqetësuese për botën, pak humor nuk do i bënte keq askujt. Së fundmi në platformën Youtube është lancuar edhe një këngë tjetër parodi për koronavirusin.

Autori i tekstit me emrin Bujar Idrizi dhe këngëtari Berkan Beka me këtë parodi rreken të satirizojnë fenomenet shoqërore dhe thirrjen e qeverisë për vetë izolim.

Kënga titullohet “5G” si referencë e teorive konspirative se ishte teknologjia e komunikimt ëireless 5G, që thuhet se po përshpejton përhapjen e koronavirusit në një shpejtësi alarmante, natyrisht edhe kjo një satirë e dy artistëve.

Po ashtu ata me shumë humor i këndojnë edhe masave mbrojtëse kundër koronavirusit.

"Çipin krejtve kanë me na e shti. Shqiptarit për koronë nuk ia ni, t'mshelun n'shpi e majn me polici, çdo dit kafen msheftas osht tu pi, ju ka bo vesvese 5G,"-është një pjesë e tekstit të shkruar në këtë këngë.