City 'asfalton' United dhe prek finalen e Carabao Cup, Mane fiton 'Topin e Artë' afrikan

8 Janar 2020, 11:01 | Përditesimi i fundit: 2020-01-08 11:44:49

City “asfalton” United në derbin e Manchester-it dhe prek finalen e Carabao Cup. Citizens dhuruan një paraqitje fantastike duke fituar 3-1 në “Old Traford” ndeshjen e parë gjysëmfinale të Kupës së Ligës dhe është shumë pranë finales së madhe. United bën pjesën e parë më të tmerrshme të epokës Solksjaer dhe City shënon tre herë.

Fillimisht Bernardo Silva në minutën e 17-të më pas Mahrez dhe autogoli i Pereira vulosin 45 minutat e para. Në fraksionin e dytë vendasit vetëm sa gjejnë një herë rrjetën me Rashford dhe për në ndeshjen e kthimit më 29 janar do u duhet një mrekulli. Sonte luhet gjysmëfinalja tjetër Leicester City-Aston Villa.

4500 kilometra larg Spanjës në Arabi luhet Superkupa e Spanjës e para me formatin me katër ekipe. Sonte duke nisur nga ora 20:00 luhet gjysmëfinalja e parë Valencia-Real Madrid. Zidane duhet të bëjë pa Bale e Benzema të dëmtuar ndërsa rikthehen në formacion Ramos e Valverde.Në majën e sulmit besim do i jepet serbit Jovic. Nesër është në program përballja tjetër Atletico Madrid-Barcelona.

36 gola ,12 asise dhe tre trofe në 64 ndeshje kanë bërë që Sadio Mane të shpallet lojtari më i mirë afrikan për vitin 2019-të. Senegalezi e fiton këtë çmim prestigjoz për herë të parë duke lënë pas shokun e skuadrës tek Liverpool Mohamed Salah.