'Çlirohet' porti i Vlorës, dy tragete nisen drejt Brindisit, kapiteni: Pezullimi solli humbje të mëdha

19 Maj 2020, 19:02

Pas dy muajsh pezullim, ka rinisur puna në portin e Vlorës. Rreth 40 kamionë që transportojnë mallra janë nisur me tragete drejt Brindisit.

Për kapitenin e vjetër Gregor Seferaj pezullimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme  pasi kalimi nga Durrësi  ishte me taksa dyfishe.