'Çmendet moti' në Përmet, bie breshër sa një kokërr kajsie! Shkatërrohen pemët frutore në 6 fshatra

5 Korrik 2020, 19:09

PËRMET- Në shumë qytete të vendit ditën e sotme ka rënë shi duke harruar për disa orë temperaturat e nxehta, por në Përmet u duk sikur erdhi dimri.

 Për disa minuta në Përmet ka rënë breshër sa një kokërr kajsie, si pasojë duke shkatërruar edhe pemët frutore të mbjella në 6 fshatra.